Fjalë Kyçe

Ministri Aliu: Projekti i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë po jetësohet

Ministri Aliu: Projekti i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë po jetësohet

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, e ka quajtur lajm të jashtëzakonshëm realizimin e projektit të ndërtimit të linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënës e pas sërë takimeve të njëpasnjëshme, si ai me z. Martin Vickers, deputetin dhe të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, e më pastaj edhe me përfaqësuesit e Export Finance (UKEF) Britani e Madhe, projekti i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, dalëngadalë po jetësohet për të bashkuar ekonomikisht të dy vendet tona”.

“Sot, në Tiranë, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë, patëm takim pune për të diskutuar vijimësinë e ndërtimit të hekurudhës më të rëndësishme kombëtare, Durrës-Prishtinë, që njëherit do të kontribuojë në një lidhje të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave. Në takim ritheksova se krijimi i linjës hekurudhore është zgjidhja më ekologjike e ndërlidhjes tonë me Shqipërinë”, ka shkruar Aliu, transmeton Telegrafi.

“Bashkarisht shprehëm mirënjohjen e pamatë për përkrahjen e Britanisë dhe për mundësinë që kemi para nesh për thellimin e këtij bashkëpunimi”, ka shkruar Aliu.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se gjatë takimit me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonëealth-in dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron kanë folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik për Shqipërinë, Kosovën, por edhe rajonin që është hekurudha Durrës-Prishtinë.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Lord David Cameron, kryeministri Rama tha se “kjo hekurudhë është një element kyç i projektit të rritje së kapaciteteve të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tona, por në rajone e më gjerë duke pasur parasysh që së shpejti hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar të Durrësit”.

Kryeministri Rama u shpreh se “jemi në pritje të përgjigjes përfundimtare të NATO-s për krahun ushtarak të portit të Durresit. Edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë”.