Fjalë Kyçe

Ministri Bytyqi investon në shkollën e fshatit të tij

Ministri Bytyqi investon në shkollën e fshatit të tij

Me rastin e 49 vjetorit të themelimit shkolla fillore e “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi” në fshatin Arllat të Drenasit është pajisur edhe me fushë sportive, në të cilën ka investuar Ministria e Arsimit.

Ndërtimit të kësaj hapësire rekreative dhe edukimi iu ishin gëzuar të gjithë banorët e këtij fshati të cilit po merrnin pjesë në përurim.

Përurimin e kësaj palestre e bëri ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi i cili bashkëvendësve të tij u tha se shumë shpejt kjo shkollë do pajiset me banka shkollore të reja dhe do ngritën bustet e dy dëshmorëve Mehdi e Sylejman Bytyqi.

Ministri i Arsimit i cili ishte nxënës i kësaj shkolle shpalosi para të pranishmëve edhe disa kujtime që kishte me dëshmorët Mehdi dhe Sylejman Bytyqin.

Nënkryetari i komunës së Drenasit, Gani Syla tha se kjo shkollë mban emrat e dy dëshmorëve që ranë për liri të Kosovës.

Ai tha se amaneti i dëshmorëve shkon në vend vetëm duke mësuar dhe duke e ndërtuar shtetin e Kosovës, shkruan kosovapress.

Drejtori i shkollës ” Mehdi e Sylejman Bytyqi”, Bejzë Bytyqi i cili tha se nga kjo shkollë kanë dal kuadro që udhëheqin institucione të rëndësishme të Kosovës. Si sfidë për këtë shkollë ai tha se ka qenë mungesa e infrastrukturës.

Dita e shkollës fillore të Arllatit që mban emrin e dy dëshmorëve “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi u shënua edhe me program artistik, me ç’rast u ndan mirënjohje për ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqin dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin.