Fjalë Kyçe

Ministri Çeku takon artistin që po mbanë grevë tek MKRS-ja

Ministri Çeku takon artistin që po mbanë grevë tek MKRS-ja

Artisti Sokol Plakolli ka hyrë sërish në grevë pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në shenjë pakënaqësie ndaj menaxhmentit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Plakollin e vizitoi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, njofton klankosova.tv

Artisti bën të ditur se nga pesë greva sa ka realizuar deri tani i vetmi ministri Çeku është ai që e vizitoi.

“Nga pesë greva sa kam realizuar deri tani ministri, Hajrulla Çeku është i pari dhe i vetmi ministër i cili në orët e para vizitoi grevën e cila filloj sot nga ora 09:00”.

“Në rrethana të grevës diskutuam bashkërisht disa nga specifikat e problematikave të Teatrit me theks të veçantë sllavizimin e TKK-së dhe anulimin, shtyrjen më shumë se tre herë të pozitës së udhëheqësit artistik në TKK. Pozitë kjo e cila nga 2019-ta mbahet e hapur”, është shprehur Plakolli.