Fjalë Kyçe

Ministri flet për operacionin e kthimit të kosovarëve nga Siria

Ministri flet për operacionin e kthimit të kosovarëve nga Siria

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka qenë në mjediset e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për ta mbikëqyrur operacionin e kthimit të disa qytetarëve kosovarë nga Siria.

Në një deklaratë të shkurtër para gazetarëve, ministri Tahiri konfirmoi se operacioni i kthimit të tyre ka përfunduar.

“Operacioni i planifikuar për kthimin e disa qytetarëve tanë nga Siria tashmë ka përfunduar me sukses. Çdo detaj tjetër do ta merrni të shtunën në konferencë për shtyp në orën 10”, tha Abelard Tahiri.

“Nuk mund të jap asnjë detaj më shumë. Mund të konfirmoj se ky operacion tashmë ka përfunduar sipas planit, ashtu siç ka qenë e planifikuar muaj”, tha ai.