Fjalë Kyçe

Ministri Gashi takon Kai Aide, flasin për dialogun

Ministri Gashi takon Kai Aide, flasin për dialogun

Zëvendëskryeministri dhe njëherit ministri i Diasporës Dardan Gashi, ka zhvilluar sot një takim me ish të dërguarin e OKB-së, për Kosovën Kai Aide.

Në këtë takim përveç politikave aktuale të Kosovës, u bisedua me theks të veçantë për dialogun Kosovë – Serbi.

Ish diplomati norvegjez, që ka qenë një prej nismëtarëve dhe mbështetësve të pavarësisë së Kosovës, ka theksuar se Kosova duhet të bëjë hapa para në dialog, dhe jo hapa prapa.

Aide ka theksuar se është shumë e rëndësishme që Kosova dhe krerët e vendit të jenë unik në dialogun me Serbinë, duke thënë se kjo fazë dialoguese është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

Nga ana tjetër zëvendëskryeministri Gashi, që njëherit është anëtar i ekipit negociator, ka thënë se me ekipin negociator po bëhen përpjekje që zëri i Kosovës sa i përket çështjes së dialogut të jetë unik.

Ai ka shtuar se është shumë e rëndësishme që klasa politike në vend ta kuptojë rëndësinë e vazhdimit të dialogut.

Zëvendëskryeministri njëherësh anëtari i ekipit negociator, Dardan Gashi, ripërsëriti kërkesën për krijimin e Gjykatës për krime të luftës për Serbinë.