Fjalë Kyçe

Ministri i akuzuar për faljen e 53 milionëve Bektel-Enkës u ik debateve publike, bën fushatë në bjeshkët e Istogut

Ministri i akuzuar për faljen e 53 milionëve Bektel-Enkës u ik debateve publike, bën fushatë në bjeshkët e Istogut

Rrugët që qojnë tek Bjeshkët e Istogut në Lugut të Butë dhe Mokna shumë shpejtë pritet që të asfaltohen. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vet ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ai ka thënë se këto dy projektet janë shumë të rëndësishme dhe se së shpejti do të fillojë puna. “Hijeshia që ka Istogu dhe bjeshkët e saj nuk guxojnë të mbesin të pa vizituara. “

“Prandaj, janë planifikuar dy projekte tejet të rëndësishme për këtë anë, në të cilat puna do të fillojë shumë shpejt, me të përfunduar procedurat tenderuese.“

“Do të asfaltohet rruga Lubozhdë – Lugu i Butë dhe Livadhet e Istogut – Mokna.”

“Ne kemi vullnetin që të punojnë për të mirën e secilit rajon, pa dallim. Këtë e vërtetuam edhe në ditët tona të qeverisjes e njëjtë do të vazhdojmë edhe pas 6 tetorit.”, u shprehë ai.