Fjalë Kyçe

Ministri i Drejtësisë deklarohet për aktin e vrasjeve në Istog

Ministri i Drejtësisë deklarohet për aktin e vrasjeve në Istog

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reaguar për ngjarjen e sotme tragjike në Istog, ku mbeti i vrarë një polic.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri është shprehur se ngjarje të tilla nuk kanë vend në Kosovë.

Ai ka thënë se një ngjarje e tillë, nuk guxon të përsëritet, dhe se autoritetet janë të vendosura për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Ky është reagimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Ngjarja trishtuese që ndodhi sot në Istog, nuk ka vend në Kosovën e shpresave tona. Përjetim i rëndë për të gjithë shoqërinë, veçmas për familjen e policit të rënë në detyrë, të cilës i shprehë bashkëdhembjen dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta. Një ngjarje si kjo nuk bën të përseritet. Shteti dhe mekanizmat e tij janë të palëkundur për të mbrojtur jetën e qytetarëve kurdo që kanosen. Lufta kundër krimit të organizuar nuk do të ndalet asnjëherë dhe do jemi të palëkundur ndaj cenimit të jetës dhe sigurisë së qytetarëve tanë. Shembullin e këtij përkushtimi ndaj rendit dhe ligjit, na e dha sot Izet Demaj, hero i Republikës së Kosovës.