Fjalë Kyçe

Ministri i jashtëm grek: Nuk kemi ndërruar pozicionin tonë ndaj Kosovës

Ministri i jashtëm grek: Nuk kemi ndërruar pozicionin tonë ndaj Kosovës

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias ka deklaruar se pozicioni i Greqisë mbi statusin e Kosovës nuk ka ndryshuar, si dhe se Athina mbështet Prishtinën dhe Beogradin.

Shefi i diplomacisë greke këto deklarata i bëri në një intervistë për gazetën “Real News”, kur u pyet në lidhje me mundësinë e njohjes së Kosovës nga Greqia, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Greqia është në mesin e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Katër shtetet tjera të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën janë Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Spanja