Fjalë Kyçe

Ministri i jashtëm i Kosovës përplaset me atë të Rusisë

Ministri i jashtëm i Kosovës përplaset me atë të Rusisë

Kosova është burim destabiliteti rajonal, ka thënë Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov në rrjetin e tij social twitter, transmeton Gazeta Alo.

Ai ka shkruar se Kosova është duke shkelur marrëveshjet dhe po bënë provokime duke aluduar për taksën 100% e vënë nga Kosova ndaj Serbisë dhe për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Kosova mbetet burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale, duke injoruar marrëveshjet e mëparshme dhe duke bërë provokime të ndryshme”, ka shkruar Lavrorv, transmeton Gazeta Alo.

Por, i menjëhershëm ka qenë kundërpërgjigja nga Kosova.

Po ashtu nëpërmjet një statusi në tëitter, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Serbia mbetet burim i destabilitetit dhe kërcënim i paqes në Ballkan dhe jo ushtria e Kosovës.

“Lavrov e ke gabim. Serbia mbetet i vetmi kërcënim për paqen në Ballkan dhe i vetmi burim destabiliteti. Kosova është e bashkuar me kombet paqeruajtëse në Botë. Askush nuk duhet të ketë frikë nga Forcat e Armatosura të Kosovës, ata do të shërbejnë për paqe dhe kanë vetëm mision mbrojtës”, ka shkruar Pacolli në twitter transmeton Gazeta Alo.