Fjalë Kyçe

Ministri i VV-së propozon që të merret vendim për çmimin e barnave

Ministri i VV-së propozon që të merret vendim për çmimin e barnave

Përveç ndërprerjes së procesit mësimor deri më 27 mars dhe masave të tjera kundër koronavirusit, Qeveria e Kosovës pritet që të parandalojë keqpërdorimin me çmime të barnave gjatë kësaj periudhe.

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, kërkoi që të merret vendim me të cilin u ndalohet farmacive që të lëvizin çmimet bazuar në situatën në të cilën ndodhet vendi momentalisht.

“Kërkojmë që aktivitetet tregtare që të mos i procedojmë me rritje të çmimeve. Unë mundem nesër me kërku nga Administrata Tatimore që me dal në terren dhe me pamundësu keqpërdorimin në këtë situatë të jashtëzakonshme Kërkesa është që të marrim një vendim për mos lëvizjen e çmimeve për këtë situatë që është krijuar”, propozoi Bislimi.

Ky propozim i tij nuk u hodh në votim në mbledhjen e sotme, për shkak se zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u shpreh se për këtë gjë duhet të krijohet një komitet i veçantë që parandalon shfrytëzimin e situatave emergjente për rritjen e çmimeve.

Kryeministri Albin Kurti tha se nesër do të konsultohet me Sekretarin e Përgjithshëm dhe me Zyrën Ligjore të Kryeministrit të Kosovës për vendime lidhur me këtë çështje.