Fjalë Kyçe

Ministri Krasniqi kthen në zyrë flamurin e Kosovës të cilin e kishte hequr Rakiqi

Ministri Krasniqi kthen në zyrë flamurin e Kosovës të cilin e kishte hequr Rakiqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kthyer flamurin e shtetit të Kosovës, në zyrën e tij.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka bërë me dije se flamuri ishte larguar nga zyra nga ministri i kaluar i kësaj ministrie, Goran Rakiq .

“Sot, e vizitova Elbertin dhe i urova punë të mbarë në marrjen e detyrës si ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal! Më ra në sy vendosja e flamurit shtetëror, në vendin që e thotë ligji, i cili ishte hequr nga paraardhësi i tij nga lista serbe, në qeverinë e kaluar”, ka shkruar ai.