Fjalë Kyçe

Ministri kroat i Mbrojtjes viziton sot Kosovën

Ministri kroat i Mbrojtjes viziton sot Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anusiq, sot do ta vizitojë Kosovën.

Anusiq do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga ora 16:30, Anusiq do të ketë takim me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci.