Fjalë Kyçe

Ministri Mehaj takohet me ambasdorin bullgar, flasin për bashkëpunimin mes dy vendeve

Ministri Mehaj takohet me ambasdorin bullgar, flasin për bashkëpunimin mes dy vendeve

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në takim ambasadorin bullgar në Prishtinë, Hristo Gudjev.

Me këtë rast, ambasadori Gudjev, theksoi mbështetjen e shtetit të Bullgarisë si anëtare e NATO-s në funksion të realizimit të synimeve për integrime euroatlantike dhe iniciativat rajonale dhe organizata tjera ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në fund, të dy u pajtuan se është i nevojshëm forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në interes të përbashkët dhe në interes të stabilitetit, paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.