Fjalë Kyçe

Ministri Popoviq: Krejt Kosova është Serbi

Ministri Popoviq: Krejt Kosova është Serbi

Nenad Popoviq, i është përgjigjur deklaratës së kryediplomatit serb, Ivica Daçiq.

E tërë Kosova është Serbi, me as edhe një metër më pak.

Kësisoj ministri për Inovacion e Teknologji në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, i është përgjigjur deklaratës së kryediplomatit serb, Ivica Daçiq.

“Më vjen mirë që Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, në vetëm 24 orë, ndryshoi mendimin e tij mbi idenë e “demarkacionit” dhe nuk pretendon më që një ide e tillë është një politikë zyrtare shtetërore, por thotë se është një propozim i disa zyrtarëve shtetërorë”, tha Popoviq për Tanjug, transmetonn Klan Kosova.

Dy ditë më parë, kreu i diplomacisë serbe ka deklaruar se propozimi i Beogradit në bisedimet me Prishtinën është ideja e caktimit të kufijve.

Sipas Daçiqit, vendi i tij po bën përpjekje të jashtëzakonshme për të arritur një kompromis dhe zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Kosovës dhe se sipas tij Prishtina vazhdon të rrezikojë gjithçka që është arritur deri më tani.