Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka dënuar ashpër vrasjen në Skenderaj.
Ai është shprehur se ky rast dhe mënyra mizore e vrasjes së tij është goditje e rëndë për shoqërinë tonë.
Gjithashtu, Tahiri ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës duke thënë se institucionet e rendit dhe ligjit do të jenë në krye të detyrës.
Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:
Jam i tronditur dhe i trishtuar me lajmin për humbjen e jetës në mënyrë brutale të qytetarit I. Z. në Skënderaj.
Ky rast dhe mënyra veçanërisht mizore e rrethanave nga të cilat I. Z është privuar nga jeta, është një goditje e rëndë për shoqërinë tonë dhe për shtetin e së drejtës të cilin po përpiqemi ta fuqizojmë.
I siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e rendit dhe ligjit do të jenë në krye të detyrës dhe ta zbardhin këtë rast sa më parë.
Në këto momente të vështira për familjen e tij, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e rëndë që përjetuan