Fjalë Kyçe

Ministri Vitia mbledh sërish kryetarët e komunave, temë masat anti COVID

Ministri Vitia mbledh sërish kryetarët e komunave, temë masat anti COVID

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë sot një takim virtual me kryetarët e komunave.Këtë e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi njoftoi se takimi do të mbahet prej orës 10:00. Temë diskutimi pritet të jenë masat kundër COVID-19.Kryetarët e komunave dhe ministri Vitia kanë mbajtur takim edhe më datën 4 prill.Komunat u shprehën kundër masave të reja që përfshijnë mbylljen totale të vendit.