Fjalë Kyçe

Ministria e Arsimit ka këtë kërkesë për nxënësit që janë të prekur nga gripi

MASHT ka kërkuar nga drejtorët e DKA-ve, që nxënësit që janë të prekur nga gripi të lirohen nga mësimi.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka kërkuar nga drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), që të mbikëqyrin situatën në komunat e tyre rreth epidemisë së gripit sezonal përmes përgjegjësve të institucioneve parashkollore, fillore dhe të mesme (publike dhe private).

Siç bëhet e ditur në njoftim, MASHT-i këtë kërkesë e ka bërë duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për situatën aktuale epidemiologjike të gripit sezonal.

Në kërkesën që iu është drejtuar DKA-ve, MAShT ka kërkuar nga përgjegjësit e të gjitha institucioneve arsimore që fëmijët dhe nxënësit që kanë shenja dhe simptoma të gripit (temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, bark qitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh), t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjeku./Gazeta Alo/