Zëvendësministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi, ka konfirmuar se arusha në Prizren nuk do të vritet.
Krasniqi ka thënë se kishte pasur një keqkuptim në vendimin për vrasjen e arushit, pasi është kërkuar që atij t’i ndryshohet lokacioni e jo të vritet.
“I është dhënë konotacion tjetër. Ka pas shqetësime për dëmet që po i bën. Mirëpo, ligji s’lejon të vriten kafshët. Edhe ne kemi tentuar përmes inspektoratin të bëjë asgjësimin, por jo vrasjen. Për shembull përmes gjilpërave, jo për t’ia marrë jetën. S’jemi për t’ia marrë jetën. S’është lexuar mirë, apo ai që e ka shkruar ka gabuar me një fjalë apo diçka të tillë. Qëllimi ishte të bëhet asgjësimi. Të lihet në zona të tjera e jo në zona të banuar. Ne si institucion s’guxojmë të bëjmë një gjë të tillë”, është shprehur Krasniqi në KTV
Tutje ai ka shtuar se, “jemi me ligjin. S’do të lejohet vrasja, por nëse shihet do të bëhet asgjësimi. Të dërgohet në hapësirë tjetër”.