Fjalë Kyçe

Ministria e Bujqësisë vonohet me pagesat e subvencioneve

Ministria e Bujqësisë vonohet me pagesat e subvencioneve

Bujqit e Kosovës ende nuk kanë kanë marrë pagesat për vitin 2018, kërkojnë që ato të realizohen këtë tetor, raporton T7. Kanë kaluar disa muaj nga fushata e korrje shirjeve.

E bujqit në vend ende nuk kanë lëvruar tokën e as nuk kanë mbjellur grurin. Kjo për shkak se ata ende nuk kanë marrë pagesat për subvencione e grante që nga viti i kaluar.

Xhemshir Krasniqi, bujk nga Drenasi, thotë se nuk planifikojnë të mbjellin grurë për shkak të këtyre vonesave. E përfaqësues të Federatës Sindikale të Bujqve sqarojnë pse tetori është afati i fundit që të realizohen këto pagesa.

Në rast se kërkesat e tyre nuk përfillen ata paralajmërojnë edhe protesta. Pavarësisht se nuk janë kryer pagesat, Ministria e Bujqësisë tashmë ka bërë shpallje për grante për bizneset e vogla, në vlerë prej 3 milionë eurosh.

Ndërkohë T7 ka provuar të marrë një qëndrim nga Ministria e Bujqësisë. Por, gjatë të shtunës, zyrtarë të kësaj ministrie kanë qenë të paqasshëm.