Fjalë Kyçe

Ministria e Financave ka një njoftim për pensionistët

Ministria e Financave ka një njoftim për pensionistët

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një komunikate për media ka njoftuar se përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive mund të paraqiten në Departamentin e Pensioneve.

Pensionistët mund të paraqiten në regjionet ku jetojnë apo përmes vizitës mobile nga zyrtarët e këtij Departamenti deri me datën 12 gusht.

“Ftojmë të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre.

Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore”, thuhet në komunikatë.