Nesër Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të hap zyret edhe në komunën e Prizrenit, thuhej në një komunikatë për media , shkruan Gazeta Alo.
Në ceremoninë zyrtare e cila nis në orën 13:00, do të marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.
Zyret e kësaj ministrie do të zënë vend në ish -ndërtesën e rektoratit në sheshin Shatërvan./GazetaAlo/