Fjalë Kyçe

Ministria e Mbrojtjes kërkon epilog për tenderin e furnizimit me ushqim në FSK

Ministria e Mbrojtjes kërkon epilog për tenderin e furnizimit me ushqim në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me hetimet ndaj kompanisë që furnizon me ushqim FSK-në.

Përmes një shkrimi në faqen e tyre zyrtare të rrjetin social Facebook, ata thanë se rasti është duke u hetuar nga organet e drejtësisë dhe se kanë ofruar bashkëpunim për to.

“Meqenëse rasti është duke u hetuar nga organet e drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes ka ofruar bashkëpunim për këto organe, por gjithnjë duke u kujdesur që me veprimet e saj të mos ndërhyjë në procesin e hetimit në këtë rast”, thuhet në reagim.

Ata gjithashtu thanë se Ministria e Mbrojtjes në këtë rast është palë e dëmtuar, përcjell Klankosova.tv.

“Për më shumë, Ministria e Mbrojtjes është palë e dëmtuar në këtë rast dhe se në fazën e prokurimit të këtij tenderi, Ministria e Mbrojtjes kishte rekomanduar mosdhënien e këtij tenderi kompanisë ‘Beni Dona’, por Organi Shqyrtues i Prokurimit, si organ vendimmarrës dhe përfundimtar në çështjet e prokurimit, kishte vendosur në favor të Operatorit Ekonomik “Beni Dona”, respektivisht nënshkrimin e kësaj kontrate,” thuhet në shkrimin e ministrisë përcjell klankosova.

Në këtë shkrim, gjithashtu bëhet e ditur se Ministria e Mbrojtjes do të jetë në koordinim me të gjitha institucionet e drejtësisë.

“Ministria e Mbrojtjes do të jetë në koordinim dhe do të ofrojë ndihmë të vazhdueshme për të gjitha institucionet e drejtësisë, të cilat janë duke u marrë me rastin, si dhe kërkon nga organet kompetente që kjo çështje të marrë sa më parë epilog ligjor”, thuhet në reagim.

Tutje, në këtë reagim thuhet se Ministria e Mbrojtjes është duke i konsideruar edhe hapat tjerë ligjorë dhe administrativë lidhur me këtë kontratë.