Fjalë Kyçe

Ministria e Punëve të Jashtme reagon pasi bokserët kosovarë u ndaluan të hyjnë në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme reagon pasi bokserët kosovarë u ndaluan të hyjnë në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar për ndalesën që Serbia u ka bërë bokserëve kosovarë në kufirin Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se pas kësaj ngjarje, qeveria e Kosovës së bashku me aleatët po punojnë fuqishëm që të largojnë barrikadat ilegale të Serbisë në kampionatin botëror.

“Pasi ekipi kombëtar i boksit të Kosovës është bllokuar ilegalisht nga Serbia në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, qeveria së bashku me aleatët po punojnë fuqishëm që të largojnë barrikadat ilegale kundër garës fer në kampionatin botëror” thuhet në postim.

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që prej 24 tetor deri më 6 nëntor 2021 mbahet në Beograd të Serbisë. Ekspedita e boksit ishte nisur në orët e hershme të mëngjesit, për të kaluar përmes kufirit në Konçul, por përkundër pritjeve shumëorëshe, policia serbe nuk ka lejuar hyrjen e tyre, gjë që ka bërë që ekspedita e boksit të kthehet për në Prishtinë.