Fjalë Kyçe

Ministria e Shëndetësisë raporton për numrin e të infekturave gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë raporton për numrin e të infekturave gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Alo. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 19 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar edhe 8 persona. Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 992 raste të infektuara me COVID-19. 2 mijë e 265 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Ndërsa, mbi 700 mijë testime për COVID-19 janë kryer në vend.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Bashkëiadalim 24 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës. Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.672 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.590. Në total numri i rasteve aktive është 137.