Fjalë Kyçe

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vendit që të aplikojnë për marrjen e vaksinës përmes platformës elektronike eKosova, ku aplikimi është thjeshtëzuar.

Në zbatim të Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, personat me sëmundje kronike janë kategori prioritare në këtë fazë të vaksinimit, njofton Klankosova.tv.

“Prandaj, u bëhet thirrje këtyre personave, pa dallim moshe (18+), që të aplikojnë për vaksinim, duke e plotësuar rubrikën “sëmundje kronike” në aplikacion. Të njëjtit pastaj, do të kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe qendrat e vaksinimit nëpër komuna për t’u vaksinuar sipas termineve që do t’u caktohen” thuhet në kumtesën e MSh-së.

Me qëllim të aplikimit më të lehtë për marrje të vaksinës, gjeni në vijim të gjithë hapat që duhet ndjekur për regjistrim dhe aplikim në platformën eKosova.