Fjalë Kyçe

Ministri Vitia thotë se situata me pandeminë është delikate, masat janë të domosdoshme

Ministri Vitia thotë se situata me pandeminë është delikate, masat janë të domosdoshme

Ministri i Shëndetësisë po mbanë një konferencë për media bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, raporton Gazeta Express.

Me këtë rast ministri Vitia dhe se gjendja me pandeminë është shumë e rëndë. Ai tha se variant britanik i pranishëm në vend është shumëfishtë më i rrezikshëm.

“Situata është shumë e rëndë sidomos në institucionet tona shëndetësorë. Variant i ri britanik është shumëfishtë me i rrezikshëm sepse përhapet shumë më shpejt. Ne duhet të mbrojmë jetën e secilit sepse çdo jetë është e vlefshme”, tha ai.

Vitia foli edhe për masat mbrojtëse të marra, me këtë rast ai tha se masat kufizuese janë dëshmuar të suksesshme për futjen në kontroll të pandemisë.