Fjalë Kyçe

Ministrja e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut: Ende nuk ka arritur kërkesa nga Serbia për ekstradimin e Tomor Morinës

Ministrja e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut: Ende nuk ka arritur kërkesa nga Serbia për ekstradimin e Tomor Morinës

Ministrja e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska, është deklaruar rreth rastit të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomorr Morina.

Në konferencë për media Deskoska theksoi se për momentin deri tek Ministria e Drejtësisë ende nuk ma arritur kërkesa nga Serbia për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së.

E para e Drejtësisë në Maqedoni të Veriut thekson se nëse mbërrin kërkesa, Ministria është e obliguar që atë ta dorëzoj në Gjykatë , nga ku edhe pritet vendimi për Morinën.
“Procedura shkon deri tek gjykatat përgjegjëse. Sipas Ligjit tonë kërkesa për ekstradim duhet të arrij deri tek Ministria e Drejtësisë më pas kërkesa dërgohet deri tek gjykatat që vendosin. procedura e deri tanishme ishte që me kërkesë të Interpolit, MPB ndalon personin që ka dashur të kaloj kufirin më pas Gjykata vendos. Ne si Ministri deri më tani kemi pasur përgjegjësi që të informojnë ambasadat përmes Ministris së Punëve të Jashtme. Ai është shtetas i Britanisë dhe i Kosovës, komfor këtyre procedurave kemi dërguar lajmërim deri tek ambasadat përkatëse në shtetin tonë. Deri dje nuk kemi marrë kërkesë për ekstradim. Nëse tashmë ka arritur kërkesa, ne e dërgojmë deri tel Gjykata e cila do të vepron më tutje”.

Dje u paralajmërua se ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, sot do të lirohet nga paraburgimi.
Një gjë të tillë për Alsat e tha avokati i tij Naser Raufi.

Lidhur me shqyrtimin e kërkesës për ekstradimin e tij në Serbi, juristi Sejfulla Osmani dje tha se vetëm gjykata e Hagës është kompetente për ekzekutimin e procedurave për krime lufte në Kosovë dhe përjashton mundësinë që Morina të ekstradohet në Serbi.