Fjalë Kyçe

Ministrja Nagavci paralajmëron transparencë më të madhe, premton konferenca dyjavore për gazetarë

Ministrja Nagavci paralajmëron transparencë më të madhe, premton konferenca dyjavore për gazetarë

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka thënë se kjo Ministri do mbajë konferenca çdo dy të premte, në mënyrë që të jenë më transparent me gazetarët e qytetarët.

Nagavci, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’, teksa ka përmendur transparencën, nuk ka kursyer kritikat as për qeveritë e mëhershme për shkak të, siç pretendon ajo, mungesës së transparencës, shkruan Gazeta Express.

“Për këtë arsye kemi vendosur që në Ministrinë e Arsimit të kemi konferenca çdo dy javë në mënyrë që t’i japim mundësi secilit gazetarë të marrë përgjigje për tema të ndryshme. Çdo e dyta e premte do të jetë ditë e ndarjes së informatave për punën tonë ashtu si dhe raportimit për çështjet me interes”, ka deklaruar ajo.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi me media është shumë i rëndësishëm dhe këtë e konsideroj si domosdoshmëri përtej informimit.

Për këtë arsye kemi vendosur që në Ministrinë e Arsimit të kemi konferenca çdo dy javë në mënyrë që t’i japim mundësi secilit gazetarë të marrë përgjigje për tema të ndryshme. Çdo e dyta e premte do të jetë ditë e ndarjes së informatave për punën tonë ashtu si dhe raportimit për çështjet me interes.

Përtej kësaj, për çdo çështje që u intereson, mediat mund të drejtojnë pyetje edhe tek këshilltarja për media e cila do të bëjë përpjekje maksimale të kthejë përgjigje.

Si ministre në Qeverinë “Kurti 2” mbetem e përkushtuar në transparencë dhe ministria jonë do të jetë e hapur për media, diçka që ka munguar viteve të kaluara.