Fjalë Kyçe

Miratohen masat e reja antiCOVID

Miratohen masat e reja antiCOVID

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, lidhur me masat e reja.

Sipas Kurtit, efekti i masave kufizuese mund të vërehet 1 javë pas vënies së masave. Kurti ka thënë po ashtu se deri tani mbi 40,000 doza të vaksinës janë dhënë.

“Kosova po arrin të kalojë valën e variantit Omicron dukshëm më lehtë se vende tjera të rajonit e botës. Aktualisht është 33 për qind më i vogël sesa piku”, tha Kurti duke shtuar se masat e marra nga Qeveria e Kosovës do të bëjë që Kosova t’i shpëtojë shumë pasojave.

Kurti theksoi se sot në mbledhjen e Qeverisë janë përditësuar masat e reja, megjithatë, ka bërë thirrje të mos ketë shlirim të madh te qytetarët.

Orari i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 00:00 deri në orën 05:00.

Gjithashtu është propozuar që të lejohet hyrja në Kosovë me dy vaksina.

Orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Do të lejohet hapja e fitneseve.

Hiqet obligimi i mbajtjes së maskave në ambiente të hapura.