Fjalë Kyçe

Miratohet në shqyrtim të parë Projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale

Miratohet në shqyrtim të parë Projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale

Është miratuar në shqyrtim të parë Projektligji nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale.

Ky Projektligj ka kaluar në Kuvendin e Kosovës me rekomandim të Ministrisë së Drejtësisë.

I njëjti u mbështet edhe nga partitë opozitare.

Për miratimin e këtij projektligji votuan 66 deputetë, teksa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim./Express