Fjalë Kyçe

Miratohet rezoluta, Kuvendi i kërkon Qeverisë të pezullojë veprimtarinë e lojërave të fatit

Miratohet rezoluta, Kuvendi i kërkon Qeverisë të pezullojë veprimtarinë e lojërave të fatit

Kuvendi i Kosovës, më 74 vota pro ka miratuar projektrezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për kazinot dhe lojërat e fatit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se kjo projektrezolutë ka dy pika.

“Pika e parë: Qeveria menjëherë të pezulloje aktivitetin e kazinove edhe lojërave të fatit deri në plotësim ndryshimin e ligjit dhe pika e dytë Qeveria brenda 30 dite të sjell në Kuvend projektligjin e ri i cili i ndalon kazinot dhe lojërat e fatit për një periudhë 10 vjeçare”, ka thënë Hoti./Gazeta Alo/