Fjalë Kyçe

Mirel Josa me mesazh për futbollistët e tij

Mirel Josa me mesazh për futbollistët e tij

Skuadra e Mirel Josës ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 3:0.

Kryetrajneri i FC Prishtinës në një prononcim për “Super Sport Kosovën” pas ndeshjes theksoi se ekipi tij është dashur të konkretizojë edhe mundësi të tjera, me ç’rast mund ta kishin bërë edhe më bindëse fitoren.

“Mundësia na u dha shumë herët pasi që e zhbllokuam rezultatin, ndërkohë goli i dytë dha ofroi sigurinë. Nga mënyra se si u zhvillua ndeshja ne është dashur ta godasim kundërshtarin më momente të caktuara. Flamurtari nuk na krijoi shumë telashe, por kjo edhe falë kujdesit që ne patëm. Jam i kënaqur në përgjithesi, por kampionati vazhdon ende. Kemi ndeshje të ngjeshura dhe do shikojmë për të patur vazhdimësinë”, potencoi Josa duke lënë një mesazh shumë të qartë për futbollistët e tij:

“Nëse futbollistët gjejnë gjuhën e përbashkët brenda fushës, ashtu siç kërkoj unë të luaj, atëherë gjërat do të jenë më të thjeshta”, mbylli Josa.