Fjalë Kyçe

Mirena: Dështim takimi i Haradinajt në Berlin, merrej me aspekte simbolike

Mirena: Dështim takimi i Haradinajt në Berlin, merrej me aspekte simbolike

Analisti Ilir Mirena e ka quajtur të dështuar vizitën e kryeministrit Ramush Haradinaj sot në Berlin.

Mirena thotë se Haradinaj në vend që të tregojë nëse ka pasur ndonjë marrëveshje konkrete me kancelaren Angela Merkel, ai është marrë me çështje simbolike.

‘’Nuk do ta kisha quajt shpërblim këtë që ndodhi në Berlin. Nëse i shohim rezultatet, del që kjo do të përdoret për nevojat personale të Haradinajt. Haradinaj më shumë merrej me aspekte simbolike, gjë që nuk do të duhej të ishte temë para gazetarëve por të tregonte çfarë marrërrëveshje, ose a arriti diçka konkrete, a i kërkoi diçka konkrete Merkelit’’, ka thënë Mirena në Klan Kosova.

Tutje ai e quan dështim në rrafshin politik takimin e Haradinajt atje.

‘’ Për mua sot takimi në Berlin ishte i dështuar në rrafshin politik për Kosovën. Gjermania po ballafaqohet me probleme dhe heshturazi ka qenë pro mbështetjes së taksës. S’ka qenë brutale që të hiqet taksa. Kjo e krenoi Haradinajn’’.