Fjalë Kyçe

Mishtorja hedh gjakun e kafshëve të therura në lumin e fshatit Pasjak

Mishtorja hedh gjakun e kafshëve të therura në lumin e fshatit Pasjak

Pamje jo e zakontë po e shoqëron lumin, i cili rrjedh në fshatin Pasjak të Komunës së Gjilanit.

Uji që rrjedh në këtë lumë është përzier me gjak, i cili dyshohet se vjen nga therja e kafshëve në një mishtore që gjendet në këtë fshat, transmeton Koha.net.

Banori që e ka postuar videon thotë se përveç ndotjes së ujit, probleme kanë edhe me erën që shkaktohet nga rrjedhja e gjakut.

Kujtojmë se hedhja e mbeturinave në shtretërit e lumenjve është një nga problemet që haset në vazhdimësi në Kosovë.