Fjalë Kyçe

Miss Serbia bën shqiponjën, çmendën serbët (Foto)

Miss Serbia bën shqiponjën, çmendën serbët (Foto)

“Miss Serbia”, Irina Jovanka bëri simbolin e shqiponjës me duar gjatë sfilatës duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. “Është formë respekti, për mua është normale ta bëj”, u shpreh Miss Serbia.

Mirëpo pas këtij veprimi të Jovankës, në mediat serbe është bërë nami. Portali serb “Kurir” i ka kushtuar një artikull modeles serbe duke e quajtur veprimin e saj si skandal dhe duke shtuar se u erdhi papritur, saqë edhe vetë organizatorëve nuk e prisnin.

Bukuroshja madje ka bërë fotografi ku shihet në mes të Miss-it nga Kosova dhe asaj nga Shqipëria. Finalja e këtij eventi do të mbahet më 28 korrik në Prizren.

Në një deklaratë për “Blic”, Vesna de Vinca nga kompania e modës që përzgjodhi Jovankën, tha se kompania e saj nuk ka lidhje me veprimin e modeles dhe thekson se zgjedhja e saj ishte false.