Fjalë Kyçe

Mitrovicë, arrestohet i mituri për vjedhje të çantave

Mitrovicë, arrestohet i mituri për vjedhje të çantave

Policia në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar për arrestimin e një të mituri, i dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në tri raste të vjedhjeve të çantave të krahut, të vjedhura nga tri viktima gra.I dyshuari K.K., sipas Policisë, është arrestuar nën dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në tri vepra penale të cilët janë raportuar javën fundit brenda rajonit të Mitrovicës.

Policia ka njoftuar se pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.