Mjekët në Rusi ia kanë hequr një dhëmballë nga testikujt një adoleshenti 13-vjeçar.
Në fotografitë e publikuara shihet dhëmballa e mbuluar me gjak, e cila u nxor nga mjekët e spitalit të fëmijëve “Morozov”.
Djaloshit i mungonte një dhëmballë në gojë, por një e tillë kishte nisur t’i formohej në mënyrë të pabesueshme në testikuj, shkruan “Daily Mail”.
Mjekët thanë se operacioni i rrallë ishte i suksesshëm dhe besojnë se djali do të ketë shëndet të mirë riprodhues kur të rritet.
Shkaktari i kësaj gjendjeje të rrallë ishte një tumor teratoid që e kishte origjinën para lindjes së djaloshit për shkak të një devijimi të zhvillimit të qelizave.
Në deklaratën e spitalit thuhet se problemi i djaloshit është shkaktuar nga një proces gjenetik në periudhën para lindjes.
Në bazë të fotografimeve mjekësore, në testikujt e djaloshit dukej se ndodhej një gur i veshkave. Prandaj, mjekët vendosën ta bëjnë operacion djalin sa më shpejt që ishte e mundur.
Pas operacionit u zbulua se në testikuj ndodhej një dhëmballë që djalit i mungonte në gojë.