Fjalë Kyçe

Mjekët japin lajmin e mirë, thonë se janë gati në gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit

Mjekët japin lajmin e mirë, thonë se janë gati në gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit

Teksa koronavirusi po përhapet me shumë shpejtësi, duket se ka shpresë që po vjen nga Australia.

Studiuesit në Universitetin e Queensland (UQ) kanë thënë janë vetëm disa ditë larg nga testimi i një vaksine të re për koronavirusin, ose COVID-19.

Studiuesit janë shprehur se testi i parë do të bëhet fillimisht te kafshët, brenda javës tjetër.

Përpjekjet e tyre janë pjesë e një gare në të gjithë botën për prodhuar një vaksinë kundër koronavirusit.

Studiuesit nga UQ u financuan nga një organizatë ndërkombëtare e quajtur Koalicioni i Inovacionit të Përgatitjes Epidemike (CEPI) për të përdorur teknologjinë e re të zhvillimit të shpejtë mjekësor për të ndihmuar në krijimin e një vaksine për llojin e ri të virusit.

“Ende ka teste të shumta për të siguruar vaksina është e sigurt nuk ka efekte anësore por pengesa e parë është tejkaluar”, tha Peter Høj, zv / kancelar dhe president i universitetit Australian.