Fjalë Kyçe

Mjekja shqiptare në Gjermani tregon dallimet mes koronavirusit dhe lisë së majmunëve

Mjekja shqiptare në Gjermani tregon dallimet mes koronavirusit dhe lisë së majmunëve

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Aurora Dollomberg tha se nuk ka asnjë arsye për të bërë panikë apo për t’u frikësuar nga lija e majmunëve.

Dollonberg e cila drejton dy klinika në Hanover në Gjermani në një lidhje direkte për Tëvë1 foli për lijën e majmunëve dhe dallimet që ka me Covid – 19.

Ajo shpjegoi simptomat e kësaj sëmundje duke thënë se personat që janë të infektuar me lijën e majmunëve kanë simptoma të lehta dhe se kjo sëmundje nuk transmetohet lehtë sikurse koronavirusi.

“Nuk kemi asnjë arsye për të bërë panikë apo për të pasur frikë nga lija e majmunit sepse ndryshe nga koronavirusi, ky virus është shumë herë më i padëmshëm, më i lehtë. Nga forma e tij klinike është më i vështirë për t’u përhapur sepse është vetëm nga kontakti i ngushtë e jo nëpërmjet rrugëve ajrore siç ka qenë koronavirusi”, tha ajo.

Tutje Dollemberg bëri të ditur se tashmë për lijën e majmunit ekziston vaksina përgjithshme e cila është përdorur që nga viti 1970 kundër lisë.

“Për këtë virus ne për fatin e mirë që prej vitit 1970 kemi një vaksinë që është vaksina e përgjithshme kundër lisë edhe pse ky ka marrë titullin lija e majmunit sepse është zbuluar për herë të parë tek majuni po përsëri janë brejtësit, pra kafshët… transmetuesit e lisë tek njeriu dhe kundër këtij virusi ne kemi që në fëmijëri një vaksinë që e marrin në mënyrë të detyrusheme pjesa ma e madhe e popullatës. Lija e majmunit nuk përbënë rrezik për një epidemi të re”, theksoi ajo tutje në “Ditari” në Tëvë1.