Fjalë Kyçe

Mjeku tregon për gjendjen e këmbësorit që u godit nga treni

Mjeku tregon për gjendjen e këmbësorit që u godit nga treni

Një këmbësor është goditur nga treni në hyrje të Prishtinës, më saktësisht në rrugën që lidh Fushë Kosovën me kryeqytetin.

I riu do të vazhdojë trajtimin në mjekimin intensiv, ku do t’i bëhen edhe disa kontrolle tjera.

Mjeku kujdestar, Agron Çitaku ka thënë për Telegrafin se ka shpresë që këmbësori t’u mbijetojë plagëve.

Ai tha se mosha e tij është më e re, dhe si rezultat ka forcë më të madhe.

“Gjendja është stabile. Do t’ia bëjmë edhe një kontroll në kokë dhe pastaj do të vazhdojë në mjekim intensiv. Ka shpresë që do t’u mbijetojë plagëve, pasi është i ri dhe ka forcë më të madhe”, ka thënë Çitaku.

Ndryshe lajmin për aksidentin më herët e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

“Në këtë aksident dyshohet që treni i cili ka qenë në lëvizje, ka goditur viktimën I. H. 20 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore”, thuhej në njoftimin e Policisë.