Fjalë Kyçe

Mjeku kosovar në Gjermani që përkah Kurtin: Organizim i tmerrshëm, shkon për vaksinë e kthehesh me COVID

Mjeku kosovar në Gjermani që përkah Kurtin: Organizim i tmerrshëm, shkon për vaksinë e kthehesh me COVID

Fahri Beqa, mjeku kosovar që punon në Berlin ka kritikuar institucionet pasi që sot para sallës ku po kryhet vaksinimi janë tubuar shumë persona dhe është krijuar tollovi.

Reagime të shumta janë bërë në drejtim të institucioneve pas tollovisë që është shkaktuar sot te salla 1 tetori.

Që nga mëngjesi para sallës “1 tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi e madhe e për këtë arsye ka interevenuar edhe policia e Kosovës.

Mjeku kosovar që punon në Gjermani, Fahri Beqa ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, duke e quajtur organizimin e tmerrshëm.

“Shkon me marr vaksinën, e kthehesh me Covid-19… Organizim i tmerrshëm, pa marr parasysh se nga kush është bërë”, ka thënë ai.

Beqa ndryshe njihet si përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, derisa, në vazhdimësi ka bërë statuse duke përkrahur Albin Kurtin.