Mohamed Salah ka dhënë një përditësim të madh të situatës së tij me kontratë tek Liverpooli, vetëm pak ditë para ndeshjes ndaj Manchester United.
Salah po kalon në një formë sensacionale këtë sezon, teksa ka arritur të shënojë 20 gola në të gjitha garat.
Ai do të shpresojë që të shtojë edhe më shumë nga 17 golat sa ka shënuar në Ligën Premier deri më tani, kur ekipi i tij do të përballet me Man United të dielën.
Para kësaj sfide, Salah ka dhënë një intervistë për Sky Sports, aty ku ka folur për sagën rreth kontratës së tij.
Reprezentuesi egjiptian ka insistuar se ky është viti i tij i fundit si lojtar i Liverpoolit me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit.
“Gjëja e parë në listë ishte ta fitoja Ligën Premier me Liverpoolin. Gjithmonë kam thënë Ligën e Kampionëve, por kjo është hera e parë që kam thënë se dua vërtet ta fitojmë Ligën Premier me Liverpoolin. Ndoshta sepse nuk e kemi festuar atë që e fituam me klubin në mënyrën se si deshëm”.
“Dhe të rikthehem këtu, është viti im i fundit në klub dhe dua të bëjë diçka të veçantë për qytetin”.
“Ne kemi pritur 30 vjet për atë titull, ishte pandemia gjatë asaj kohe. Ne nuk e kemi festuar në mënyrën e duhur. Shpresoj se mund ta bëjmë atë këtë vit”.
Salah gjithashtu dha një përgjigje direkte kur u pyet nëse ai beson se ky është sezoni i tij i fundit me Liverpoolin.
“Deri më tani? Po. Jemi futur në gjashtë muajt e fundit, nuk ka pasur negociata, ne jemi larg arritjes së një marrëveshjeje, kështu që duhet të presim dhe të shohim”, përfundoi ai.