Fjalë Kyçe

Modelja amerikane bëhet nënë për herë të dytë, lind binjakët në shtëpi

Modelja amerikane bëhet nënë për herë të dytë, lind binjakët në shtëpi

Modelja e njohur amerikane Ashley Graham ka sjellë në jetë djemtë e saj binjakë dhe këtë e ka bërë në kushte shtëpie.

Sipas Daily mail, modelja 34-vjeçare zbuloi se kishte bërë një lindje në shtëpi të premten në mëngjes dhe të porsalindurit ishin të dy të lumtur dhe të shëndetshëm. Vetëm disa orë më parë ajo kishte ndarë barkun errumbullakosur me fansat e saj në rrjetet sociale dhe ishte shprehur e mrekulluar me ‘qëndrimin e zgjatur të foshnjave pasi arritën javën e 40-të të shtatzënisë.

Ashley nuk i zbuloi emrat e djemve dhe u tha fansave se tani do të merrte kohë për t’u shëruar dhe për të kaluar kohë me familjen e saj. Bashkëshorti i saj Justin Ervin dhe modelja kanë një djalë më të madh, Isaac, i cili ka lindur më 18 janar 2020.

‘Justin dhe unë jemi kaq të emocionuar të ndajmë lajmin që djemtë tanë të vegjël janë këtu. Ata kanë lindur herët këtë mëngjes në shtëpi dhe janë të lumtur dhe të shëndetshëm. Po marr pak kohë për t’u shëruar dhe për të qëndruar me burrin tim dhe tre djemtë, por mezi pres të ndaj më shumë me ju të gjithëve. Shumë dashuri, AG”, shkruajti ajo në Instagram, përcjell dosja.al

Modelja e kopertinës së “Sports Illustrated Sëimsuit Issue” njoftoi shtatzëninë e saj në korrik dhe zbuloi në shtator se ishte në pritje të djemve binjakë. Para se të mbetej përsëri shtatzënë, Ashley ishte shprehur entuziaste për zgjerimin e familjes së saj.