Fjalë Kyçe

 Modelja e njohur shqiptare përcolli nga afër koncertin e Dua Lipës

 Modelja e njohur shqiptare përcolli nga afër koncertin e Dua Lipës

Dua Lipa ka mbajtur koncert në Ishujt Bahame.

Dua Lipa po pushon bashkë me të dashurin dhe familjen e saj në Ishujt Bahame, ndërsa së fundi mbajti edhe një koncert në atë vend, shkruan lajmi.net.

Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, e cila po qëndron për pushime në atë vend, ka përcjellur nga afër performancën e Duas.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa momente nga koncerti i Duas në Bahame, e cila kishte dhuruar performancë madhështore.

Për ndryshe, Emina gjatë ditës së djeshme ishte takuar me Duan dhe familjen e saj.