Fjalë Kyçe

Modelja e shet virgjërinë për 2 milionë euro, kandidat fitues është një politikan

Modelja e shet virgjërinë për 2 milionë euro, kandidat fitues është një politikan

Një modele ka vendosur ta shesë virgjërinë e saj për më shumë se 2.3 milionë euro – dhe ofertuesi i dytë më i lartë ishte një futbollist i njohur. Por personi që do të ketë marrëdhënie me Mahbuba

Mammadzada, 23-vjeçare, një nga modelet më të suksesshme të Azerbajxhanit, është një politikan nga Tokio.

Mahbuba, që njihet me emrin e Maria, tha se donte ta shiste virgjërinë e saj “për ta bërë të ëmën e saj krenare” dhe kështu që ata do të mund të udhëtonin bashkë përreth botës, përcjell Gazeta Alo.

Ajo e vuri në ankand virgjërinë e saj në faqen e famshme Cinderella Escorts, me seli në Gjermani, dhe sipas përshkrimit të saj “Maria” po kërkon gjithashtu edhe një baba të ëmbël që do t’i ofronte asaj një page mujore 26,000 funta.

Faqja e ankandeve tha sot se ankandi është mbyllur dhe konfirmoi se ofertuesi i dytë më i lartë ishte një avokat nga Londra dhe i treti më i lartë ishte një futbollist nga Mynihu.

Në një deklaratë publike, Maria ka thënë: “Unë dua të shes virgjërinë time në Escorts Cindrella sepse dua të kem një shtëpi për veten dhe për nënën time, kështu që më në fund mund të jetojmë në shtëpinë tonë dhe gjithashtu të udhëtojmë në të gjithë botën me mamin.

“Dua të jetoj në SHBA dhe të vazhdoj karrierën time si modele me një nga agjencitë e njohura të modelimit.

“I dua qentë dhe unë ëndërroj të hap një strehë për qentë në vendin tim. Nëna ime bëri gjithçka për mua deri tani, dhe tani është radha ime për ta bërë atë krenare me mua “.

Zonja Mammadzada ka një certifikatë mjekësore që konfirmon virgjërinë e saj.

Cinderella Escorts thuhet se do të marrë deri në 20 për qind të parave si pjesë e tyre e marrëveshjes.
Vitin e kaluar, ajo eci përgjatë skenës me Paris Hilton, 37-vjeçare, në një shfaqje të modës turke, e quajtur Toka e Legjendave, përcjell Gazeta Alo.

Ajo ka më shumë se 32.000 ndjekës në Instagram ku thotë: “Nuk më intereson asgjë, përveç vetes.

Unë po përpiqem të bëjë gjëra që nuk mund të bëhen. Por, unë jam një modele, prandaj nuk ha shumë gjatë gjithë kohës “.

Takimi me burrin ‘bujar’ do të ndodhë në Gjermani, ku shitja e virgjërisë është e ligjshme.

Ofertuesi fitues, i cili duhet të vë në dispozicion 10 për qind të shumës si garanci se është kandidat serioz, duhet të rezervojë një dhomë hoteli dhe gjithashtu ka mundësi që ata të përdorin një mjek gjerman për të verifikuar virgjërinë e vajzës./Gazeta Alo/