Fjalë Kyçe

Modelja pësoi dëmtim të rëndë në hundë pas operacionit plastik, kjo është këshilla e saj (FOTO)

Modelja pësoi dëmtim të rëndë në hundë pas operacionit plastik, kjo është këshilla e saj (FOTO)

Modelja Aneesa Sharif Saddique pësoi dëmtim të rëndë të hundës pas operacionit plastik.

Hunda e Aneesa iu bë e zezë dhe filloi të nxirrte qelb.

Modelja 30 vjeçare britaniko-pakistaneze kishte nevojë për trajtim urgjent, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Ajo u shpreh se ndihet shumë keq dhe një gjë e tillë nuk do të donte t’i ndodhte askujt.

“Këtë gjë nuk do t’ia uroja as armikut tim më të madh”, u shpreh ajo.

Mbushësi duhej të shpërbëhej me injeksione të mëtejshme dhe ajo u trajtua me antibiotikë.