Fjalë Kyçe

Modric tregohet i madh, ka një dedikim special për Topin e Artë

Modric tregohet i madh, ka një dedikim special për Topin e Artë

Luka Modric ka thënë se Topi i Artë i fituar nga ai, është dedikim për gjithë lojtarët e mirë që nuk kanë arritur ta fitojnë këtë trofe edhe pse e kanë merituar.

Mesfushori kroat do të mbahet mend si lojtari që i dha fund dominimit dhjetë vjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në futboll.

33 vjeçari pas sukseseve me Real Madridin dhe Kroacinë, ka arritur të fitojë Topin e Artë, çmim ky që jepet nga France Football.

Modric, derisa po fliste pas këtij suksesi, ka thënë se ky çmim është për gjithë ata që e kanë merituar këtë, por që nuk kanë arritur ta fitojnë.

“Trofeu që kam sot në dorë, është për Iniestan, Xavin dhe Sneijderin”, ka deklaruar Modric, përcjell ‘lajmi.net’.

“Është për të gjithë që e meritonin dhe nuk e kanë fituar kurrë”.