Fjalë Kyçe

Mogherini vazhdon presionin ndaj Kosovës për heqjen e taksës së vënë ndaj Serbisë

Mogherini vazhdon presionin ndaj Kosovës për heqjen e taksës së vënë ndaj Serbisë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Eoropian, Federica Mogherini, ka ripërsëritur qëndrimet e BE rreth taksës prej 100 për qind të vendosura nga Kosova ndaj produkteve serbe dhe boshnjake dhe kushtit të vënë nga Serbia për vazhdimin e dialogut.

Ajo përmes një publikimi në Twitter ka thënë se një marrëveshje urgjente në mes të Kosovës dhe Serbisë do të normalizonte situatën.

“Bisedova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për vazhdimin e dialogut. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore që normalizon të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë është urgjente dhe kyçe që këto vende të përparojnë drejt BE-së, stabilitetit dhe paqes në rajon. Taksa duhet të hiqet, bisedimet duhet të vazhdojnë”, ka shkruar ajo.