Deputeti i PSD’së Dardan Molliqaj i ka reaguar kolegut nga VV, Liburn Aliu. Ky i fundit tha më herët se sulme ndaj VV’së po bëjnë ish-bashkëpartiakët, Shpend Ahmeti e Dardan Molliqaj.
“Sulm masiv mbi Lëvizjen. Sa po munden nga të gjitha anët godasin, Hashimët, Kadritë, Shpendët, Batonët e Molliqët. Herë përmes portaleve e herë drejtpërdrejtë”, kishte shkruar Aliu në reagimin e tij.
Po në Facebook ka reaguar Dardan Molliqaj. Thotë se viktimizimi nuk u ndihmon.
Shkrimi i plotë i Molliqajt në Facebook:
Stuhia
Stuhia nuk ka karakter apo natyrë qëllimore për të dëmtuar anijet dhe njerëzit!
Kur kapiteni i anijes bën gabime në manovrim dhe e futë anijen dhe stafin e tij në një stuhi që e kërcënon të ardhmen e tyre, atëherë nuk është stuhia përgjegjëse por kapiteni.
E keni futur veten në stuhi me qëndrime pa përmbajtje, të pa logjikshme e të panevojshme, tani duhet të përballeni me kritika përmbajtësore nga ana e PSD-së. Të viktimzoheni siç po e bën Liburni nuk ju ndihmon, siç nuk i ndihmojnë stafit të anijes lutjet ndaj Poseidonit.