Fjalë Kyçe

Molliqaj: VV fitoi sepse dështoi pozita e deritanishme

Molliqaj: VV fitoi sepse dështoi pozita e deritanishme

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë në T7 se fitorja e VV’së erdhi vetëm pasi që dështuan liderët e mëhershëm dhe ishin të përfshirë në afera korruptive.

“VV ka fituar vetëm pasi që dështoi pozita e deritanishme. Liderët e kaluara ishin të përfshirë në afera korruptive. VV ndryshoi pas ndarjes dhe kaloi nga e majta dhe partia progresiste në një organizim më ndryshe nga ajo që kishin premtuar”, thotë ai.

“Nuk do të thotë që vetëm luftimi i korrupsionit është arsye për fitore. Po ashtu, qasja e tyre për shkurtime të shpenzimeve nuk sjellë zhvillim”.

Tutje ai thotë se nuk pret shumë prej opozitës së tanishme, dhe se nuk i kishte dëgjuar fjalimet e tyre ditën e formimit të Kuvendit.

“Nuk i kam dëgjuar fjalimet e tyre, por vetëm disa pjesë të shumë të shkurtëra të shkëputura”, thotë Molliqaj.